KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Olti Hyseni bën hapin e madh në karrierë, transferohet te gjiganti danez

Olti Hyseni bën hapin e madh në karrierë, transferohet te gjiganti danez

Sulmuesi shqiptar Olti Hyseni ka kompletuar një transferim të rëndësishëm në futbollin danez, duke iu bashkuar Brondbyt me një kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2031.

Kalimi i 18-vjeçarit te një nga klubet më të njohura në Danimarkë shënon një moment historik edhe për ish-klubin e tij, Sonderjyske.

Transferimi i Hysenit është realizuar për 2.7 milionë euro, duke u bërë kështu shitja më e shtrenjtë në historinë e Sonderjyske.

Sulmuesi shqiptar aktivizohet kryesisht në krahun e majtë të sulmit dhe konsiderohet si një nga talentët më premtues të futbollit danez, falë paraqitjeve të tij në sezonet e fundit.

Hyseni, i cili ka prejardhje nga Kosova, aktualisht përfaqëson Kombëtaren U19 të Danimarkës, ndërsa zhvillimi i tij po ndiqet me interes të madh, duke qenë një prej futbollistëve të rinj me potencial të lartë në futbollin skandinav.

Me këtë transferim, Hyseni hedh një hap të madh në karrierën e tij, ndërsa Brondby beson se sulmuesi shqiptar do të jetë një investim i rëndësishëm për të ardhmen./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.