KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Bakteria Bacillus cereus zbulohet në qumështin APTAMIL, AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të produktit

Bakteria Bacillus cereus zbulohet në qumështin APTAMIL, AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të produktit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar opinionin publik lidhur me produktin ushqimor qumësht APTAMIL, pasi është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus.

Sipas njoftimit, thuhet e AUV përmes Komisionit Evropian – Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim lidhur me produktin ushqimor qumësht APTAMIL, në të cilin është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus, si dhe është kërkuar tërheqja e këtij produkti nga tregu.

Agjencia ka bërë të ditur se, duke marrë parasysh se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL me lot nr. 111444865, i importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri.

AUV gjithashtu thekson se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim që konsumatorëve në Republikën e Kosovës t’u garantohet ushqim i sigurt, i shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.

Konsumatorët që posedojnë produktin APTAMIL me lot nr. 111444865 rekomandohen ta kthejnë në pikën e blerjes ose të mos e përdorin deri në një njoftim të mëtejshëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.