KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

QKMF Ferizaj nis bashkëpunimin për trajnimin e stafit në trajtimin e dhunës me bazë gjinore

QKMF Ferizaj nis bashkëpunimin për trajnimin e stafit në trajtimin e dhunës me bazë gjinore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj do të jetë pjesë e një projekti që synon forcimin e kapaciteteve të profesionistëve shëndetësorë në trajtimin e traumës dhe dhunës me bazë gjinore.

Në një takim të mbajtur mes drejtoreshës së QKMF-së, dr. Nadire Ymeri, dhe menaxheres së Projektit THTP në Kosovë, Negihan Xërxa, u prezantua Programi Transnacional i Trajnimeve Shëndetësore (THTP), i cili në Kosovë zbatohet nga organizata medica Gjakova.

QKMF Ferizaj është përzgjedhur për fazën e parë të projektit, e cila përfshin trajnimin e profesionistëve shëndetësorë sipas modelit “Trajnim i Trajnerëve” (TOT). Zbatimi i projektit pritet të nisë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit gjatë muajit shtator.

Drejtoresha Nadire Ymeri vlerësoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke theksuar se projekte të tilla kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e mbështetjes për personat e mbijetuar nga trauma dhe dhuna me bazë gjinore. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.