KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Një lojtar me sy të lidhur zgjidh kubin e Rubikut në 11.56 sekonda

Një lojtar me sy të lidhur zgjidh kubin e Rubikut në 11.56 sekonda

Një kampion në kubin, rifitoi titullin e rekordeve botërore Guinness, duke zgjidhur një kub të Rubikut në 11.56 sekonda me sy të lidhur.

Tommy Cherry, 21 vjeç, e rifitoi titullin për kohën më të shpejtë në zgjidhjen e një kubi rrotullues 3x3x3 me sy të lidhur, kur e përfundoi detyrën në 11.56 sekonda në eventin Mid-Atlantic Quiet Championship 2026 në Branchburg, New Jersey më 28 qershor, transmeton Telegrafi.

Ai e vendosi rekordin për herë të parë në 15.27 sekonda në vitin 2021 dhe e ka thyer rekordin pothuajse çdo vit që atëherë.

Rekordi më i fundit prej 11.67 sekondash u vendos nga australiani Charlie Eggins në eventin Cubing at The Cube 2026 në Sydney, Australi, më 10 janar.

Cherry dhe Eggins janë aktualisht bashkë-mbajtës të titullit për kohën mesatare më të shpejtë për të zgjidhur një kub enigme rrotullues 3x3x3 me sy të lidhur, me të dy konkurrentët që arritën një kohë prej 14.05 sekondash.

“Ky rekord i fundit i imi është i pari që nga viti 2024, kështu që jam në ekstazë që më në fund përmirësohem përsëri dhe shpresoj ta vazhdoj këtë për aq kohë sa të mundem”, tha Cherry. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.