KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Berisha: E votoj me dy duar që kryeministri të ketë vetëm dy mandate

Berisha: E votoj me dy duar që kryeministri të ketë vetëm dy mandate

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të votojë një ndryshim kushtetues që do të përcaktonte kufizimin e mandatit të kryeministrit në dy mandate në krye të qeverisë.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Berisha tha se një dispozitë e tillë do të ishte e dobishme në rrethanat aktuale politike në Shqipëri.

Sipas tij, qeverisja e gjatë e kryeministrit Edi Rama ka krijuar nevojën për një kufizim të tillë, duke e akuzuar atë se ka tejkaluar kufijtë e një qeverisjeje normale.

“Jam gati të votoj një klauzolë të tillë. Normalisht nuk qëndron, por a është e dobishme? Është e dobishme. Edi Rama e faktoi këtë. Kur ka një njeri të zhveshur nga çdo normë morale, ai është një rrezik kombëtar më i madh nëse nuk i pritet mandati me dy mandate”, ka deklaruar Berisha.

Ai shtoi se do ta mbështeste një ndryshim të tillë nëse do të sillej në Kuvend.

“Ta sjellin dhe unë e votoj me të dy duart. Jam njeri që respektoj Kushtetutën. Jam gati të votoj ndryshimin kushtetues që nesër”, ka thënë kreu i PD-së.

Berisha e lidhi këtë qëndrim me atë që ai e cilësoi si keqpërdorim të pushtetit nga ana e kryeministrit Rama, duke përmendur pretendimet e tij për manipulim të zgjedhjeve.

“Kjo kërkesë ka një bazë në realitetin shqiptar, pasi një njeri u bë diktator i urryer”, ka deklaruar Berisha.

Kufizimi i mandateve të kryeministrit është një çështje që është diskutuar edhe më herët në skenën politike shqiptare, por deri tani nuk ka pasur një ndryshim kushtetues për këtë çështje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.