KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Komuna e Podujevës mohon pretendimet për hyrjen në QKMF: Qasja është e hapur 24 orë

Komuna e Podujevës mohon pretendimet për hyrjen në QKMF: Qasja është e hapur 24 orë

Komuna e Podujevës ka reaguar ndaj një publikimi të bërë nga faqja “Llapianët”, duke e cilësuar si të pasaktë informacionin lidhur me hyrjen në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Sipas reagimit të komunës, hyrja nga e cila janë parë disa qytetarë duke kaluar rrethojat e objektit nuk i përket QKMF-së, por shërben për objektin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), ku ofrohen shërbime të shëndetit mendor.

Komuna sqaron se kjo hyrje mbahet e mbyllur për arsye sigurie dhe nuk është nën menaxhimin e saj.

Ndërsa, sipas njoftimit, të gjitha hyrjet në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare janë të hapura dhe funksionale 24 orë në ditë.

Komuna e Podujevës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë hyrje-daljet e rregullta të QKMF-së dhe të mos përdorin hapësira që nuk janë të destinuara për kalimin e këmbësorëve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.