KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Njoftim për banorët e Klinës: 30 ditë afat për lirimin e hapësirës ku do të ndërtohet parkingu

Njoftim për banorët e Klinës: 30 ditë afat për lirimin e hapësirës ku do të ndërtohet parkingu

Komuna e Klinës ka njoftuar banorët dhe subjektet afariste që kanë ndërtuar garazhe apo objekte të tjera montuese në zonën Stupovi, parcela 516-5 ZK Klinë, se duhet t’i largojnë këto objekte brenda afatit prej 30 ditësh nga data e publikimit të njoftimit.

Sipas njoftimit, në këtë hapësirë është planifikuar ndërtimi i një parkingu publik, i cili do të shërbejë për nevojat e banorëve dhe qytetarëve.

Komuna ka bërë të ditur se, në rast të mosrespektimit të këtij afati, Inspektorati Komunal do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me dispozitat ligjore për lirimin e hapësirave publike dhe realizimin e projektit të planifikuar.

Nga Komuna kanë kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e këtij projekti. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.