KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

UNË DO TË VIJ PRAPË TEK TI

UNË DO TË VIJ PRAPË TEK TI

Poezi nga: Amrita Pritam
Përktheu: Anton Papleka

Unë do të vij prapë tek ti
Ku? Si? Nuk e di fare
Ndoshta si një vegim i imagjinatës sate
Do të vendosem te tabloja jote
Mbase si një vijë e mistershme në tablo
E heshtur, unë do të të shoh.

Ndoshta si një rreze dielli
Do të shkrihem te ngjyrat e tua
Dhe e bashkuar me ato ngjyra
Do ta pikturoj tablonë tënde.
Si? Ku? Nuk e di fare.
Por unë do të vij tek ti.

Në mos po, unë do të bëhem një gurrë
Dhe si një ujëvarë
Do ta përkëdhel trupin tënd me pika uji,
Dhe ashtu si freskia
Do të të shtrëngoj në krahë.

Unë nuk jam asgjë tjetër.
Megjithëse koha fluturon,
E di mirë se kjo jetë nuk do të më lërë asnjëherë.

Kur vdes trupi,
Bashkë me të vdes gjithçka.

Por fijet e kujtimeve,
Janë bërë me atome të pavdekshme,
Unë do t’i mbledh këto atome të imëta
Për të bërë me to fije për të thurur.
Unë do të vij prapë tek ti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.