KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulturë

Rama: Prishtina u shndërrua në skenë të artit botëror me përmbylljen e festivalit “Rame Lahaj”

Rama: Prishtina u shndërrua në skenë të artit botëror me përmbylljen e festivalit “Rame Lahaj”

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka vlerësuar përmbylljen e edicionit të gjashtë të “Rame Lahaj International Opera Festival”, duke theksuar se kryeqyteti u shndërrua edhe një herë në një skenë të artit botëror.

Rama ka bërë të ditur se artistë me renome ndërkombëtare sollën emocione dhe performanca artistike të nivelit të lartë në zemër të Prishtinës, duke e kthyer festivalin në një ngjarje të rëndësishme kulturore.

“Kultura është ajo që i jep shpirt qytetit dhe e lidh atë me botën”, ka shkruar Rama.

Sipas Ramës, festivale të këtij niveli jo vetëm që pasurojnë jetën kulturore të qytetit, por edhe e forcojnë imazhin e Prishtinës si një qendër që mirëpret artin, kulturën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.