Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se sot kanë mbajtur takim pune kushtuar Axhendës së reformave dhe procesit të integrimit evropian, në të cilin përmes një fjalimi onlajn mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Evropian, Gert Jan Kopman.
Kryeministri njofton se kanë diskutuar për progresin e arritur deri më tani, hapat e ardhshëm dhe koordinimin midis institucioneve, me qëllim që proceset reformuese të vazhdojnë në mënyrë efikase, në kohë dhe komform prioriteteve të përcaktuara.
“Mbetemi të përkushtuar për zbatimin e reformave që do të kontribuojnë në institucione më efikase, shërbime më të mira për qytetarët dhe progres të përshpejtuar të vendit”, theksoi Mickoski.
