KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Skenderaj mbyll hapësirën pranë sheshit për vetura, zona i dedikohet këmbësorëve

Skenderaj mbyll hapësirën pranë sheshit për vetura, zona i dedikohet këmbësorëve

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime për lirimin e hapësirës pranë sheshit nga automjetet, me qëllim të përmirësimit të qasjes për qytetarët dhe rritjes së sigurisë së këmbësorëve.

Sipas njoftimit, iniciativa është ndërmarrë me koordinimin e drejtorit të Shërbimeve Publike, Arber Geci, dhe drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Granit Musliu.

Komuna ka bërë të ditur se nga sot në këtë hapësirë ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve, ndërsa zona do të jetë e dedikuar ekskluzivisht për lëvizjen e këmbësorëve.

Ky vendim, sipas Komunës, synon mbrojtjen e hapësirave publike, krijimin e një ambienti më të sigurt dhe përmirësimin e shfrytëzimit të zonës nga qytetarët.

Komuna e Skenderajt u ka bërë thirrje qytetarëve që ta respektojnë vendimin dhe të kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe hapësirave publike, të cilat janë në shërbim të të gjithë banorëve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.