LSDM ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski në lidhje me pretendimet e tij se ekonomia e Maqedonisë është e treta në Evropë. Nga LSDM thonë se Mickoski merret me magji.
“Nuk jemi më “ekonomia e tretë në Evropë”. Tani kemi një rritje më të lartë se i gjithë Bashkimi Evropian. Dhe jemi të parët në Evropë për sa i përket përqindjes së rritur të turistëve. Bravo”.
“Ndërsa qytetarët numërojnë nëse do të mbijetojnë muajin, ndërsa shporta e konsumatorit po thyen rekorde, ndërsa karburanti po rritet në çmim për javën e dytë radhazi, ndërsa fermerët po shesin nën çmimin minimal, ndërsa të rinjtë po largohen, ne jemi të parët. Të parët në imagjinatë. Evropa vetëm mund të na ketë zili.
“Gjermanët, holandezët, suedezët… të gjithë na shikojnë dhe thonë: “Si ia dalin?” Lehtë. Me konferenca për shtyp. Kjo nuk ka më kufij. Nesër do të jemi të parët edhe në hapësirë. Dhe të parët në numrin e frigoriferëve bosh. Dhe të parët në gjatësinë e radhëve në kufij”, thonë nga LSDM.
LEXO:
- Merz: Mali i Zi duhet të bëhet anëtar i BE-së deri në fund të dekadës
- Dukagjini kërkon përmbysjen ndaj Luganos, formacionet zyrtare
- Videoja nuk është trend i marketingut, është valuta e besimit
- Aksidentet me fatalitet në rritje – 58 viktima në rrugët e Kosovës për shtatë muaj
- Një banesë e shkrumbuar në Postribë të Shkodrës, dyshohet për një fëmijë të vdekur
- Mickoski: Një bakter i ri është zbuluar në rrjetin e ujësjellësit në Gostivar
- Sam Smith konfirmon fejesën me stilistin Christian Cowan pas tre vitesh lidhje
- Zelensky: Ukrainës i duhen interceptorë raketash për të parandaluar katastrofën e dimrit
