KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Aksion kundër shmangies së tatimit në Ferizaj, kontrollohen 32 auto-parkingje

Aksion kundër shmangies së tatimit në Ferizaj, kontrollohen 32 auto-parkingje

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj ka zhvilluar një aksion inspektimi në disa auto-parkingje në kuadër të hetimeve dhe masave për parandalimin e shmangies së tatimit, informalitetit dhe shkeljeve në fushën e marrëdhënieve të punës.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse ligjzbatuese.

Kontrollet janë zhvilluar të martën, nga ora 09:20 deri në 15:30, ku janë inspektuar gjithsej 32 auto-parkingje në qytetin e Ferizajt.

Gjatë inspektimeve, sipas autoriteteve, janë evidentuar shkelje të ndryshme nga ana e pronarëve të bizneseve, ndërsa për të gjitha gjetjet janë përpiluar procesverbale.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka bërë të ditur se në vazhdim do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale, në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve institucionale për luftimin e ekonomisë joformale dhe respektimin e obligimeve ligjore nga subjektet afariste. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.