KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Netanyahu pas takimit me Trumpin: Një nga bisedat më të mira që kam pasur me një president amerikan

Netanyahu pas takimit me Trumpin: Një nga bisedat më të mira që kam pasur me një president amerikan

Netanyahu e vlerëson pozitivisht takimin me Trumpin.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka cilësuar si “të shkëlqyer” takimin e tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke thënë se dy liderët ndajnë të njëjtat objektiva për sigurinë e Izraelit dhe frenimin e programit bërthamor të Iranit.

“Kur them i shkëlqyer, nuk janë thjesht fjalë për mirësjellje. Ishte një bisedë me partneritet të plotë, mbështetje të ndërsjellë dhe mirëkuptim për qëllimin tonë të përbashkët që Irani të mos ketë armë bërthamore”, deklaroi ai.

Lideri izraelit e përshkroi takimin si “një nga bisedat më të mira” që ka zhvilluar ndonjëherë me një president të Shteteve të Bashkuara, duke e quajtur Trumpin “mik të Izraelit”.

Sipas Netanyahut, në takim morën pjesë edhe ekipet e larta të të dyja palëve, ku u diskutuan ide dhe u koordinuan çështje që lidhen me sigurinë dhe të ardhmen e Izraelit.

Takimi mes dy liderëve vjen në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku programi bërthamor i Iranit dhe stabiliteti rajonal mbeten ndër çështjet kryesore në agjendën e SHBA-së dhe Izraelit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.