KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rita Ora publikon kalendarin e koncerteve të mbetura për verën, këtë të shtunë performon në Ohër – ende pak kohë për të blerë biletat

Rita Ora publikon kalendarin e koncerteve të mbetura për verën, këtë të shtunë performon në Ohër – ende pak kohë për të blerë biletat

Rita Ora ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram listën e koncerteve që i kanë mbetur për sezonin veror, duke konfirmuar edhe një herë agjendën e ngjeshur që e pret gjatë javëve në vazhdim.

““Disa koncerte kanë mbetur ende këtë verë… kush po vjen? Merrni biletat tuaja në RitaOra.com”, ka shkruar këngëtarja shqiptaro-britanike, duke publikuar datat e turneut të saj veror.”, ka shkruar këngëtarja shqiptaro-britanike, duke publikuar datat e turneut të saj veror.

Meqenëse koncertet në Austri dhe Finlandë tashmë kanë përfunduar me sukses, ndalesa e radhës për Ritën do të jetë Maqedonia e Veriut.

Artistja me famë botërore do të ngjitet në skenë këtë të shtunë, më 1 gusht, në kuadër të Ohrid Summer Festival, ku do të mbajë një koncert të organizuar nga Pragma Music në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Edhe pse interesi për koncertin ka qenë i madh, adhuruesit e këngëtares ende kanë mundësinë të sigurojnë biletat dhe të bëhen pjesë e mbrëmjes muzikore, duke i blerë ato përmes këtij LINKU.

Rita Ora njihet për performancat e saj energjike, produksionin spektakolar dhe komunikimin e afërt me publikun, ndaj edhe këtë herë pritet të dhurojë një spektakël të vërtetë për fansat që do të mblidhen në Ohër.

Pas koncertit në Maqedoninë e Veriut, artistja do të vazhdojë turneun e saj veror me paraqitje në Poloni dhe Republikën Çeke, duke përmbyllur kështu një sezon të suksesshëm koncertesh nëpër Evropë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.