KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Barcola e do me çdo kusht kalimin te gjiganti anglez – tani mbetet marrëveshja mes klubeve

Barcola e do me çdo kusht kalimin te gjiganti anglez – tani mbetet marrëveshja mes klubeve

Liverpooli ka marrë një sinjal pozitiv në përpjekjet për transferimin e Bradley Barcola, pasi sulmuesi anësor i Paris Saint-Germain e ka vendosur klubin anglez si destinacionin e tij të preferuar.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, 23-vjeçari dëshiron kalimin në Anfield dhe e ka bërë të qartë këtë që prej muajit maj.

Megjithatë, marrëveshja nuk është afër finalizimit, pasi ende nuk është arritur akord financiar mes përfaqësuesve të lojtarit dhe Liverpoolit.

Romano shton se transferimi konsiderohet një hap i natyrshëm në karrierën e Barcolas, por ai do të realizohet vetëm nëse plotësohen kushtet e duhura për të gjitha palët e përfshira.

Sot gjatë ditës mediumit The Athletic, njoftoi se PSG ka vendosur një vlerësim prej të paktën 170 milionë eurosh për sulmuesin Barcola mes interesit nga Liverpooli.

Bisedimet mes Liverpoolit dhe kampit të lojtarit pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa klubi anglez synon të gjejë gjuhën e përbashkët për kushtet personale përpara se të avancojë më tej negociatat për transferimin e francezit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.