KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Sekuestrohen cigare me vlerë 9 milionë denarë në Bogorodicë, ndalohet një shtetas serb

Sekuestrohen cigare me vlerë 9 milionë denarë në Bogorodicë, ndalohet një shtetas serb

Në një aksion të doganierëve në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë kontrollit të një automjeti transportues me vlerë nëntë milionë denarë, u zbuluan dhe u sekuestruan pesë mijë kuti cigare me vlerë nëntë milionë denarë, njoftojnë nga Doganat e Maqedonisë.
Nga atje thonë se shoferi i kamionit, një shtetas serb, i cili u përpoq të kontrabandonte cigaret, është ndaluar dhe kundër tij është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Gjevgjelisë për kryerjen e veprës penale të kontrabandës.

“Kamioni i deklaruar për tranzit nga Greqia në Serbi, sipas dokumentacionit të bashkangjitur, po transportonte materiale ndërtim, lesh guri. Gjatë kontrollit të detajuar, doganierët zbuluan 100 kuti të pashënuara me nga 50 kuti cigare secila, pra gjithsej 5,000 kuti cigare pa pulla akcize, të cilat nuk ishin deklaruar, në paletat me mallrat e deklaruara.

Me këtë aksion, Drejtoria Doganore konfirmon angazhimin e saj për të shtypur tregtinë e paligjshme të cigareve dhe për të parandaluar krimin ndërkufitar në shkallë ndërkombëtare”, njoftojnë nga Doganat e Maqedonisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.