KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kanë nisur punimet restauruese në Shkollën e vjetër të Mushnikovës

Kanë nisur punimet restauruese në Shkollën e vjetër të Mushnikovës

Zëvendësministrja në detyrë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Nora Arapi-Krasniqi, ka njoftuar se kanë nisur ndërhyrjet restauruese në Shkollën e vjetër të fshatit Mushnikovë, në Komunën e Prizrenit.

Sipas Arapi-Krasniqit, objekti, i ndërtuar në vitin 1905, përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të zhvillimit të arsimit në zonat rurale të Kosovës dhe ruan vlera të veçanta historike e kulturore.

Ajo ka theksuar se restaurimi i kësaj shkolle është pjesë e angazhimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, me synim që këto vlera të ruhen edhe për brezat e ardhshëm.

“Vazhdojmë me përkushtim në mbrojtjen e së kaluarës sonë, duke e ruajtur trashëgiminë kulturore si vlerë për të tashmen dhe për të ardhmen”, ka shkruar Arapi-Krasniqi.

Ndërhyrjet restauruese pritet të kontribuojnë në konservimin e një prej objekteve historike që dëshmon traditën e hershme të arsimit në këtë pjesë të Kosovës. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.