Komuna e Ferizajt ka njoftuar se GLV Bifurkacioni, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Ferizajt, do të organizojë një panair për promovimin e produkteve vendore më 3 dhe 4 gusht 2026.
Sipas njoftimit, panairi do të mbahet në sheshin e qytetit dhe synon të promovojë prodhuesit lokalë, produktet e tyre si dhe të krijojë mundësi më të mëdha për prezantimin dhe lidhjen e tyre me konsumatorët.
Projekti financohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), në kuadër të projektit “Zbatimi i Strategjive Zhvillimore Lokale për GLV”.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të vizitojnë panairin dhe të mbështesin produktet vendore, të cilat do të ekspozohen gjatë dy ditëve të aktivitetit. /Telegrafi/
