KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Dy netë që do t’i mbaj gjithmonë në zemër”, Rina Balaj me fjalë mirënjohjeje për Yll Limanin pas koncerteve në Prishtinë

“Dy netë që do t’i mbaj gjithmonë në zemër”, Rina Balaj me fjalë mirënjohjeje për Yll Limanin pas koncerteve në Prishtinë

Këngëtarja Rina Balaj ka ndarë emocionet e saj pas pjesëmarrjes si e ftuar speciale në dy netët e koncertit të Yll Limanit në Prishtinë.

Përmes një postimi në Instagram, Rina ka shprehur mirënjohjen e saj për këtë mundësi, duke i cilësuar këto dy mbrëmje si momente që do t’i mbajë gjithmonë në zemër.

“Dy netë që kom me i majt gjithmonë n’zemer. Prishtinë, u kon ni moment shumë i veçantë për mu me kon pjesë e ktyne koncerteve bashkë me Yllin”, ka shkruar artistja.

Foto: Instagram

Ajo ka falënderuar Yll Limanin për ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtyre mbrëmjeve speciale, ndërsa ka shprehur mirënjohje edhe për ekipin Three60 Music për mbështetjen dhe përkushtimin.

Rina gjithashtu ka ndarë emocionet nga performanca e përbashkët para një publiku prej rreth 24 mijë personash, duke e cilësuar si një përjetim të jashtëzakonshëm.

“Kënaqësi shumë e madhe me e knu këngën tonë para 24 mijë vetave”, ka shkruar tutje.

Dy netët e koncertit të Limanit në Prishtinë u shënuan me atmosferë të veçantë, derisa prania e Balajt si mysafire speciale ishte një nga momentet e veçanta të mbrëmjeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.