KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Krushevë, defekti në aparatin e klorit shkaktoi problemet me ujin

Krushevë, defekti në aparatin e klorit shkaktoi problemet me ujin

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov lidhur me ndalesën e përdorimit të ujit në Krushevë tha se është në komunikim me autoritetet lokale, ndërsa për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, një orë nuk ka punuar pajisja për klorimin e ujit.

Sipas Angellov, situata është e qëndrueshme dhe nuk duhet të krahasohet me rastin e Gostivarit, pasi në Krushevë nuk ka të paraqitur asnjë rast me simptoma helmimi.

“Menjëherë pas paraqitjes se edhe uji në ujësjellësin e Krushevës nuk është i rregullt, menjëherë fola me kryetarin e komunës gjatë së cilës u informova se për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike, më së shumti një orë nuk ka punuar instrumenti i klorin, respektivisht nuk ka pasur klorim të ujit. Kështu që rasti në Krushevë as për së largëti nuk është i ngjashëm me atë çfarë ka ndodhur në Gostivar.

Menjëherë pas një ore ajo pajisje që hedh klor në ujësjellësin e qytetit ka vazhduar me punë dhe pres që situata atje të jetë tërësisht e stabilizuar”, Stojançe Angellov, Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.