KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zhurma e natës mund t’ju kushtojë me gjobë, Policia e Gjilanit nis kontrollet

Zhurma e natës mund t’ju kushtojë me gjobë, Policia e Gjilanit nis kontrollet

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë apel te qytetarët dhe subjektet afariste që të respektojnë rendin dhe qetësinë publike, veçanërisht gjatë orëve të natës.

Sipas njoftimit të Policisë, qëllimi i këtij apeli është krijimi i një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët, duke shmangur veprimet që shkaktojnë zhurmë të panevojshme dhe shqetësojnë banorët përreth.

Policia ka rikujtuar se, sipas Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, zhurma e tepërt që dëgjohet nga personat e tjerë gjatë orareve të përcaktuara me ligj përbën kundërvajtje dhe ndëshkohet me gjobë.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kanë bërë të ditur se tashmë janë shqiptuar gjoba ndaj personave që janë hasur duke mos respektuar dispozitat ligjore.

Kontrollet policore do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, me qëllim parandalimin dhe trajtimin e rasteve që cenojnë rendin dhe qetësinë publike. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.