KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Prishtina” zbulon tri lidhje ilegale të ujësjellësit në Hajvali

KRU “Prishtina” zbulon tri lidhje ilegale të ujësjellësit në Hajvali

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve të realizuara në Hajvali janë evidentuar tri lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas kompanisë, lidhjet ilegale dëmtojnë infrastrukturën e ujësjellësit, rrezikojnë funksionimin normal të rrjetit dhe cenojnë të drejtat e konsumatorëve që përmbushin rregullisht obligimet e tyre.

“Ky nuk është më një rast i izoluar, por një problem serioz që duhet të marrë fund. Lidhjet ilegale dëmtojnë rrjetin e përbashkët dhe krijojnë pasoja për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kompania ka theksuar se abuzimi me rrjetin e ujësjellësit nuk do të tolerohet dhe se kontrollet në terren do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, me qëllim identifikimin dhe parandalimin e rasteve të tilla.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin dhe të shmangin çdo ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.