Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë sot Komunën e Rahovecit kanë shkaktuar grumbullim të madh të ujit në fshatin Radojc.
Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes nga Meteo Ballkan, tregojnë sasinë e madhe të ujit që është krijuar brenda një kohe të shkurtër si pasojë e intensitetit të reshjeve, duke vështirësuar lëvizjen në këtë zonë.
Ndërsa qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat e prekura nga vërshimet.
Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme edhe në zona të tjera të vendit, ndërsa autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën. /Telegrafi/
