KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KRU “Hidrodrini” sanon pesë defekte në rrjetin e ujësjellësit në Pejë, pa ndërprerje të furnizimit

KRU “Hidrodrini” sanon pesë defekte në rrjetin e ujësjellësit në Pejë, pa ndërprerje të furnizimit

KRU “Hidrodrini” në Pejë ka njoftuar se ekipet e terrenit të sektorit të ujësjellësit kanë realizuar gjatë ditës së sotme një sërë ndërhyrjesh për sanimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit në qytet.

Sipas njoftimit të kompanisë, janë sanuar gjithsej pesë prishje në lokacione të ndryshme, përkatësisht në rrugët “Afrim Halitaj”, “Vëllezërit Kastrati”, “Gjergj Fishta”, “Lekë Dukagjini” dhe “Ernest Koliqi”.

KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur se intervenimet janë kryer pa ndikuar në furnizimin me ujë të pijshëm, duke bërë që konsumatorët të mos përballen me ndërprerje të shërbimit.

Nga kompania është vlerësuar angazhimi i punonjësve të terrenit, të cilët kanë realizuar ndërhyrjet me qëllim të ruajtjes së funksionimit normal të sistemit të ujësjellësit. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.