KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komuna e Gostivarit: Uji mund të përdoret për qëllime teknike, vazhdon puna për rikthimin e ujit të pijshëm

Komuna e Gostivarit: Uji mund të përdoret për qëllime teknike, vazhdon puna për rikthimin e ujit të pijshëm

Komuna e Gostivarit i informon qytetarët se situata në qytet po shkon drejt normalizimit, ndërsa uji nga rrjeti i ujësjellësit në Gostivar mund të përdoret për qëllime teknike.

“Falë angazhimit të institucioneve në nivel lokal dhe qendror, organizatave, miqve dhe të gjitha palëve të përfshira, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë për shkallën e lartë të gatishmërisë dhe angazhimit që kanë treguar”.

“Shtabet e krizës, në nivel qendror dhe lokal, funksionojnë në mënyrë efikase dhe në përputhje me planin për sanimin e situatës. Institucionet kompetente po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e plotë të situatës dhe sigurimin e kushteve të sigurta për qytetarët”.

“Siç u bë e ditur sot, uji nga rrjeti i ujësjellësit në Gostivar mund të përdoret për qëllime teknike. Ndërkohë, ekspertët dhe ekipet kompetente po punojnë intensivisht për sigurimin e ujit të pijshëm në afatin më të shkurtër të mundshëm”.

“Komuna e Gostivarit do të vazhdojë t’i informojë qytetarët në mënyrë të rregullt dhe transparente për të gjitha zhvillimet e mëtejshme dhe rekomandimet e institucioneve kompetente”, thonë nga Komuna e Gostivarit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.