Green Fest rikthehet këtë verë me një program pesëditor që ndërthur kulturën, artin, muzikën dhe aktivizmin mjedisor. Festivali krijon një hapësirë ku kreativiteti, reflektimi dhe angazhimi qytetar bashkohen përmes aktiviteteve kulturore, edukative dhe rekreative, duke promovuar një mënyrë më të qëndrueshme të jetesës.
I organizuar në Parkun e Qytetit, Green Fest sjell koncerte, ekspozita artistike, shfaqje filmash dokumentarë, diskutime me autorë, aktivitete sportive dhe vizita në Trepçë. Programi është i menduar për të gjitha ata që duan të përjetojnë artin, natyrën dhe kulturën në një atmosferë të hapur dhe bashkëkohore.
Detajet
Data: 12–16 gusht 2026
Koha: 09:00 – 22:00
Vendndodhja: Parku i Qytetit, Mitrovicë
Programi?
Gjatë pesë ditëve të festivalit do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, artistike dhe rekreative:
- Dita 1: Hapja solemne, ekspozitë artistike dhe shfaqje filmi.
- Dita 2: Vizitë në Trepçë, kayaking, aktivitete artistike për fëmijë, shfaqje filmi dhe diskutim me regjisorin.
- Dita 3: Vizitë në Trepçë, kayaking, aktivitete për fëmijë dhe koncert me Alban Skenderaj, Dren Abazi dhe Lore.
- Dita 4: Vizitë në Trepçë, garë në shigjetari dhe koncert me Shkodra Elektronike, NR dhe Kurr’ n’Jetë.
- Dita 5: Çiklizëm, shfaqje filmi dhe diskutim përmbyllës.
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të përjetuar një festival që bashkon kulturën, artin dhe mbrojtjen e mjedisit.
- Për të ndjekur koncerte dhe performanca nga artistë të njohur.
- Për të parë filma dokumentarë dhe për të marrë pjesë në diskutime frymëzuese.
- Për të shijuar aktivitete në natyrë si kayaking, çiklizëm dhe vizita në Trepçë.
- Për të njohur trashëgiminë industriale të Trepçës dhe për të qenë pjesë e një përvoje kulturore në Mitrovicë.
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:
Biletat mund të blihen përmes platformës zyrtare të festivalit.
Festivali është i dedikuar për pjesëmarrësit mbi 16 vjeç, ka kapacitet prej rreth 5,000 pjesëmarrësish, parking të organizuar dhe aktivitetet zhvillohen kryesisht në gjuhën shqipe.
Kontakt:
- +383 38 748 861
- info@7-arte.org
Instagram:
https://www.instagram.com/greenfest16/
