KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Vërshime në disa zona të qytetit, Komuna e Ferizajt del me reagim

Vërshime në disa zona të qytetit, Komuna e Ferizajt del me reagim

Reshjet intensive dhe të pandërprera të shiut që kanë përfshirë Ferizajn që nga orët e hershme të mëngjesit kanë shkaktuar disa vështirësi në qarkullimin rrugor, por situata aktualisht është nën kontroll.

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ekipet emergjente janë në terren dhe po intervenojnë në rastet e paraqitura, me qëllim menaxhimin e situatës dhe garantimin e qarkullimit të sigurt për qytetarët.

Në reagimin e saj, komuna ka sqaruar edhe për një video të publikuar në rrjete sociale, ku shihet një nënkalim i vërshuar pranë Stacionit Policor, duke thënë se pamjet e shkurtra nuk paraqesin gjendjen reale në të gjithë territorin e qytetit.

Sipas komunës, pas intervenimit të ekipeve emergjente, të gjitha nënkalimet dhe akset rrugore në kompetencë lokale janë të kalueshme.

“Dezinformimet dhe paraqitjet e pak sekondave nga gjendja gjatë reshjeve intensive nuk janë pasqyrim i drejtë i situatës në terren”, thuhet në sqarimin e komunës.

Komuna ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, pasi kushtet atmosferike me reshje pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.