KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Reshjet e dendura vërshojnë urën te Parku i Qytetit në Prizren

Reshjet e dendura vërshojnë urën te Parku i Qytetit në Prizren

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë pasditen e së hënës në qytetin e Prizrenit kanë shkaktuar vërshime në disa zona, ndërsa ura pranë Parkut të Qytetit është mbuluar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin.

Si pasojë e intensitetit të reshjeve, niveli i ujit është rritur ndjeshëm, duke përfshirë urën dhe zonën përreth, ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin kalimin nëpër këtë pjesë derisa situata të normalizohet.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë se uji ka dalë mbi sipërfaqen e urës, duke krijuar vështirësi për këmbësorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Autoritetet pritet të vlerësojnë situatën dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë zonë.

Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, të shmangin zonat e vërshuara dhe të ndjekin njoftimet zyrtare deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.