KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Vazhdojnë punimet në Urën e Tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Vazhdojnë punimet në Urën e Tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Punimet në ndërtimin e Urës së Tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë, po vazhdojnë sipas planit dhe dinamikës së paraparë, duke shënuar përparim në realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se punimet janë duke u zhvilluar në përputhje me afatet e planifikuara, me synimin që projekti të përfundojë sipas standardeve të përcaktuara.

Sipas ministrisë, ndërtimi i kësaj ure pritet të përmirësojë ndërlidhjen rrugore, të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të rrisë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar për realizimin e projekteve që përmirësojnë lidhjen, qarkullimin dhe sigurinë për qytetarët”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ura e Tretë mbi lumin Ibër konsiderohet një projekt me rëndësi të veçantë infrastrukturore, i cili pritet të kontribuojë në zhvillimin e rrjetit rrugor dhe lehtësimin e lëvizjes në këtë zonë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.