KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Reuters: Ukraina dhe SHBA-ja përgatisin propozim të ri paqeje për Rusinë

Reuters: Ukraina dhe SHBA-ja përgatisin propozim të ri paqeje për Rusinë

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë propozime të reja për një marrëveshje me Rusinë, e cila do të ndalte sulmet ajrore.

Propozimi pritet t’i paraqitet Moskës si pjesë e një nisme të re për të ringjallur negociatat e paqes, shkruan reuters.

Një burim ukrainas, i cili nuk është identifikuar, konfirmoi se zyrtarët ukrainas dhe ata amerikanë kanë diskutuar tashmë detajet e kësaj nisme.

Ukraina edhe më herët i kishte paraqitur presidentit rus, Vladimir Putinit propozime për armëpushim, por ato ishin refuzuar nga presidenti rus.

Megjithatë, disa zyrtarë besojnë se presioni ndaj ekonomisë ruse, i shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme të dronëve dhe raketave ukrainase, mund të ndikojë në qëndrimin e Putinit.

Propozimet e reja të mundshme vijnë pas një serie aktivitetesh të fundit diplomatike.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi më 22 korrik një bisedë telefonike me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ku diskutuan për forcimin e përpjekjeve diplomatike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.