KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Pesë ditë pas marrjes së detyrës, shefi i ri i ushtrisë ukrainase urdhëron kontroll të madh

Pesë ditë pas marrjes së detyrës, shefi i ri i ushtrisë ukrainase urdhëron kontroll të madh

Ukraina nis auditimin e ushtrisë pas emërimit të komandantit të ri.

Komandanti i ri i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës, gjeneralmajori Mykhailo Drapatyi, ka urdhëruar një auditim të gjerë të të gjitha forcave të armatosura, vetëm pesë ditë pasi mori detyrën duke zëvendësuar Oleksandr Syrskyi.

Drapatyi tha se qëllimi i këtij procesi nuk është gjetja e fajtorëve, por një vlerësim i sinqertë i gjendjes aktuale të ushtrisë dhe identifikimi i problemeve që ndikojnë në efikasitetin e saj.

Auditimi do të përfshijë të gjitha njësitë ushtarake dhe do të analizojë gatishmërinë luftarake, furnizimet, menaxhimin e personelit, trajnimin e ushtarëve dhe funksionimin e strukturave komanduese.

“Do të ketë vlerësim të plotë të situatës, pa persona të paprekshëm”, deklaroi Drapatyi, duke paralajmëruar përgjegjësi për çdo rast neglizhence, abuzimi apo keqmenaxhimi.

Vendimi vjen në një periudhë kur Ukraina po përballet me sfida të mëdha në front, përfshirë mungesën e burimeve njerëzore, presionin e vazhdueshëm rus dhe nevojën për të rritur efikasitetin e strukturave ushtarake. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.