KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump zbulon “informacione sekrete” për udhëheqësin e ri iranian

Trump zbulon “informacione sekrete” për udhëheqësin e ri iranian

Trump pretendon se lideri i ri i Iranit është homoseksual.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë të diskutueshme lidhur me udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, duke pretenduar se ai është homoseksual.

Trump tha se informacioni për orientimin seksual të Khameneit vjen nga raporte të klasifikuara të inteligjencës amerikane dhe të CIA-s, pa publikuar prova për pretendimin e tij.

“Nën administratën time, regjimi dikur i fuqishëm dhe i frikshëm, që sulmonte vazhdimisht Amerikën, u rrëzua përfundimisht. Ish-udhëheqësit e tij u eliminuan dhe tani ai drejtohet nga një diktator homoseksual”, deklaroi ai.

Deklarata e liderit amerikan ka shkaktuar reagime, ndërsa nuk ka pasur ende një koment zyrtar nga autoritetet iraniane apo nga vetë Mojtaba Khamenei.

Khamenei, i cili sipas raportimeve pasoi në postin e liderit suprem të Iranit, është figura më e lartë politike dhe fetare në vend, me kompetenca të gjera mbi ushtrinë, politikën e jashtme dhe institucionet kryesore shtetërore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.