Një zëdhënës i Këshillit të qytetit francez të Bordeaux i tha Sky News se “aktualisht po studion skenarët për të gjitha mënyrat e mundshme se si mund të zhvillohet zjarri”.
Kjo përfshin një evakuim total të qytetit, nëse është e nevojshme, transmeton Telegrafi.
Tymi nga zjarri është shumë i pranishëm në Bordeaux, me cilësinë e ajrit që është përkeqësuar rëndë.
Ndotja atmosferike mund të shkaktojë gjithashtu simptoma të frymëmarrjes.
Qyteti është një destinacion i njohur turistik dhe prodhues i verës cilësore me famë botërore. /Telegrafi/
