KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paris Saint-Germaini fton dy talentët e Prishtinës në prova

Paris Saint-Germaini fton dy talentët e Prishtinës në prova

Dy futbollistët e talentuar të Prishtinës, Lorik Mehmeti dhe Rin Ahmeti, kanë marrë një ftesë të veçantë nga gjiganti francez Paris Saint-Germain.

PSG-ja, kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, ka ftuar zyrtarisht dy talentet e klubit kryeqytetas për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore dhe vlerësimi në Akademinë e PSG-së.

Sipas njoftimit të Prishtinës, Mehmeti dhe Ahmeti do të qëndrojnë në kampusin e klubit francez në Poissy, ku do të stërviten dhe do të vlerësohen nga stafi i akademisë së PSG-së.

Periudha stërvitore do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 9 gusht 2026.

Kjo ftesë përbën një mundësi të rëndësishme për dy futbollistët e rinj, të cilët do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre në një prej akademive më të njohura të futbollit evropian.

Prishtina e ka cilësuar ftesën si një vlerësim për cilësinë, potencialin dhe punën e vazhdueshme të dy futbollistëve.

Në njoftimin e klubit theksohet gjithashtu se kjo është dëshmi e punës që po bëhet në riorganizimin dhe avancimin e Akademisë së të rinjve të Prishtinës, me fokus në identifikimin, zhvillimin dhe promovimin e talenteve.

‘Bardhekaltrit’ synojnë që në të ardhmen akademia të shërbejë si një bazë e rëndësishme për ekipin e parë, me futbollistët e rinj të klubit që pritet të kenë rol gjithnjë e më të madh.

Mehmeti dhe Ahmeti tashmë kanë përpara një periudhë të rëndësishme, pasi për rreth dy javë do të kenë mundësinë të punojnë në ambientet e akademisë së PSG-së dhe të tregojnë potencialin e tyre para trajnerëve dhe skautëve të klubit francez./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.