KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Vjedhje me dëm rreth 5 milionë euro në nënstacionin hekurudhor në Draçevë

Vjedhje me dëm rreth 5 milionë euro në nënstacionin hekurudhor në Draçevë

Një vjedhje me dëme të vlerësuara në rreth 5 milionë euro ka ndodhur në nënstacionin elektrik hekurudhor në Draçevë, i vendosur mes stacioneve hekurudhore Lisiçe dhe Draçevë, njoftoi Ministria e Transportit.

Sipas ministrisë, gjatë vjedhjes është shkaktuar shkatërrim i plotë i një pjese të konsiderueshme të pajisjeve elektroenergjetike të infrastrukturës hekurudhore.

Autorët kanë përmbysur me forcë dy transformatorë të mëdhenj elektrikë, secili me peshë mbi 30 tonë. Nga transformatorët është derdhur vaji, ndërsa mbështjellësit prej bakri dhe komponentët e tjerë me vlerë janë hequr dhe vjedhur.

Përveç kësaj, nga nënstacioni janë vjedhur edhe tela bakri, shina dhe shufra bakri, si dhe pothuajse të gjitha pajisjet dhe elementet e nevojshme për funksionimin e tij.

Ministria e Transportit theksoi se dëmet e shkaktuara janë të mëdha dhe kanë prekur rëndë infrastrukturën hekurudhore. Rasti është raportuar te organet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e autorëve dhe rrethanave të kësaj vjedhjeje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.