KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Darwin Nunez mund të bëjë transferimin më të çuditshëm të verës – bisedimet tashmë kanë nisur

Darwin Nunez mund të bëjë transferimin më të çuditshëm të verës  – bisedimet tashmë kanë nisur

Darwin Nunez duket se është pranë largimit nga Arabia Saudite vetëm një vit pasi iu bashkua Al-Hilalit. Sipas The Athletic, sulmuesi uruguaian ka tërhequr interesimin e Atlanta United në MLS.

Bisedimet e para mes palëve tashmë kanë nisur, megjithëse aktualisht nuk ka një marrëveshje të avancuar. Atlanta United po e shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të 27-vjeçarit.

Në Angli, ku Nunez ka luajtur më parë me Liverpoolin, një lëvizje e tillë tashmë është cilësuar si një “transferim i çuditshëm”.

Nunez iu bashkua Al-Hilalit vetëm verën e kaluar, por tashmë duket se është pranë një tjetër largimi. Pozita e tij në skuadër u dobësua pas transferimit të Karim Benzemas nga gjiganti saudit.

Në 16 paraqitje zyrtare sezonin e kaluar, Nunez realizoi gjashtë gola dhe katër asistime.

Ai gjithashtu u aktivizua me Uruguain gjatë Kupës së Botës së zhvilluar verën e kaluar, duke regjistruar minutat e para zyrtare me kombëtaren që nga shkurti, por aventura përfundoi në mënyrë zhgënjyese.

Mbetet të shihet nëse Atlanta United do të arrijë ta bindë Al-Hilalin për ta lënë të lirë uruguaianin.

Klubi amerikan ka fuqinë financiare për ta realizuar një transferim të tillë, por deri tani nuk ka marrëveshje përfundimtare./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.