KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Arrestohet pronari i një auto-servisi në Tiranë, nuk i riparonte automjetet për të cilat paguhej dhe  tentonte t’i shesë ato

Arrestohet pronari i një auto-servisi në Tiranë, nuk i riparonte automjetet për të cilat paguhej dhe  tentonte t’i shesë ato

Policia e Shtetit ka njoftuar për një rast jo shumë të zakonshëm në Tiranë, ku është arrestuar një pronar i auto-servisit për mashtrim.

Policia njofton se i dyshuari përveçse nuk ka riparuar automjetet për të cilat është paguar, në disa raste ka tentuar t’i shesë ato.

Lidhur me këtë policia thekson se janë dokumentuar gjashtë raste të kësaj veprimtarie kriminale, të kryera nga ky shtetas.

“Sekuestrohen nga ambientet e subjektit, 5 automjete, të cilat iu lanë në ruajtje pronarëve të tyre. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa qytetarëve, se nuk kishin iu ishin riparuar automjetet, pavarësisht se i kishin paguar paratë, pronarit të një subjekti në këtë fushë, në zonën e quajtur ‘Astiri’, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar ‘Skema’.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi i dyshuar për veprën penale ‘Mashtrimi’, M. H., 37 vjeç, si dhe u dokumentuan 6 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Përveç mashtrimit, nga hetimet dyshohet se në disa raste, 37-vjeçari ka tentuar të shesë automjetet që i ishin lënë për riparim”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se po punohet për dokumentimin e rasteve të tjera në këtë fushë, që mund të ketë kryer shtetasi M. H.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.