KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tragjedi në ‘Camp Nou’, ndërron jetë një punëtor gjatë rinovimit të stadiumit

Tragjedi në ‘Camp Nou’, ndërron jetë një punëtor gjatë rinovimit të stadiumit

Një punëtor 54-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në projektin e rinovimit të vazhdueshëm të stadiumit ‘Spotify Camp Nou’, duke shënuar rastin e parë fatal që prej nisjes së punimeve në qershor të vitit 2023.

Sipas Mundo Deportivo, duke iu referuar policisë katalanase Mossos d’Esquadra, incidenti ndodhi të premten, teksa punëtori ishte duke kryer punime lyerjeje nga një platformë e ngritur.

Shërbimet emergjente dhe policia reaguan menjëherë në vendngjarje, por nuk arritën ta shpëtonin punëtorin.

Policia katalanase ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa për rastin janë njoftuar edhe autoritetet gjyqësore dhe ato të punës, në përputhje me procedurat standarde.

Rikonstruksioni i ‘Camp Nou’ ka përfshirë mijëra punëtorë që nga nisja e punimeve në vitin 2023 dhe konsiderohet një nga projektet më të mëdha të rinovimit të stadiumeve në Evropë.

Ky është rasti i parë i një vdekjeje në vendin e punës gjatë rindërtimit të stadiumit të Barcelonës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.