KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Altin Aliu bëhet pjesë e Partizanit pas sezonit të suksesshëm te Malisheva

Altin Aliu bëhet pjesë e Partizanit pas sezonit të suksesshëm te Malisheva

Partizani ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në prag të sezonit të ri, duke nënshkruar me sulmuesin anësor nga Gjilani, Altin Aliu.

Klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me 26-vjeçarin, i cili i bashkohet të kuqve pas një sezoni të suksesshëm me Malishevën.

Aliu ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës malishevase edicionin e kaluar, duke kontribuar me 8 gola dhe 3 asistime.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë 1+1 me Partizanin, ndërsa kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në kampionatin shqiptar.

“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Altin Aliun. Sulmuesi anësor nga Gjilani i bashkohet të kuqve pas sezonit të suksesshëm me nënkampionët e Malishevës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Aliu do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në Pogradec, ku do të vihet nën urdhrat e trajnerit Florin Bratu për të nisur përgatitjet me ekipin e ri.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.