KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kallëzim penal dhe procedurë disiplinore ndaj një polici nga Dibra, falsifikoi targat e mopedit dhe ia shiti një qytetari

Kallëzim penal dhe procedurë disiplinore ndaj një polici nga Dibra, falsifikoi targat e mopedit dhe ia shiti një qytetari

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së drejtuar PThP Dibër, ngriti kallëzim kundër A.Sh. dhe A.P. mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “falsifikimi i dokumentit”.

“I kallëzuari i parë, A.Sh., nëpunës policor në Stacionin Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bllatë, gjatë vitit 2025, në një moped me leje qarkullimi të Zvicrës, për të cilin nuk ishte kryer procedura doganore dhe për të cilin nuk posedonte dokumentacion tjetër që ta drejtonte në qarkullim rrugor në vend, ka vënë një targë regjistrimi të Maqedonisë të një mopedi tjetër.
Më pas, mopedin ia ka shitur qytetarit të kallëzuar të dytë, A.P., i cili ishte në dijeni se mjeti nuk posedonte dokumentacion tjetër.

Më 18.06.2026, nëpunësit policorë e kanë ndaluar dhe ia kanë sekuestruan mopedin së bashku me lejen e qarkullimit.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ngriti edhe propozim për fillimin e procedurës disiplinore ndaj A.Sh. për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.