KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

NYT: Trump i ofroi Iranit armëpushim, Teherani e refuzoi

NYT: Trump i ofroi Iranit armëpushim, Teherani e refuzoi

Irani ka refuzuar një propozim për armëpushim të paraqitur nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili u përcoll në Teheran përmes kryeministrit të Irakut, Ali al-Zaidi.

Sipas raportimit të The New York Times, autoritetet iraniane nuk pranuan një marrëveshje të përkohshme pasi ajo nuk adresonte çështjen kyçe të kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit.

Burime iraniane dhe irakiane thanë se delegacioni irakian zhvilloi takime me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar ofertën amerikane.

Sipas burimeve, udhëheqja iraniane e cilësoi propozimin si të papranueshëm, duke argumentuar se një armëpushim i përkohshëm nuk ka kuptim pa një marrëveshje për statusin dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.

Refuzimi vjen në një kohë kur Trump ka paralajmëruar mundësinë e një sulmi shumë më të madh ndaj Iranit nëse nuk arrihet një zgjidhje diplomatike, ndërsa operacionet ushtarake amerikane kundër objektivave iraniane vazhdojnë.

Ngushtica e Hormuzit mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes midis palëve, pasi Irani e konsideron kontrollin mbi këtë korridor detar si element thelbësor të sigurisë dhe interesave të tij strategjike, ndërsa Shtetet e Bashkuara kërkojnë garantimin e lirisë së lundrimit për transportin ndërkombëtar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.