KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Fitore Pacolli: Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë

Fitore Pacolli: Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Fitore Pacolli, ka njoftuar se është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit me përfaqësuesit e CNVP-së për nisjen e projektit të rehabilitimit të zonave të degraduara në pellgun e lumit Drini i Bardhë.

Sipas Pacollit, ky partneritet synon forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, mbrojtjen e burimeve natyrore dhe rikthimin e ekosistemeve të dëmtuara.

Ajo ka bërë të ditur se përmes këtij projekti do të rehabilitohen mbi pesë hektarë tokë e degraduar, do të realizohen mbjellje të reja për ripyllëzimin e zonave të dëmtuara, do të mbrohet biodiversiteti dhe do të rritet ndërgjegjësimi i komunitetit për rëndësinë e pyjeve dhe mbrojtjes së mjedisit.

“Do të vazhdojmë të mbështesim iniciativa që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm, menaxhim të përgjegjshëm të pasurive natyrore dhe një të ardhme më të gjelbër për Kosovën”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka theksuar se projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rehabilitimit të zonave të degraduara dhe ruajtjes së ekosistemeve përgjatë pellgut të Drinit të Bardhë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.