KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Nis transformimi i hyrjes së Spitalit të Gjilanit

Nis transformimi i hyrjes së Spitalit të Gjilanit

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka nisur realizimin e projektit për rregullimin e parkingut dhe zgjerimin e hyrjes kryesore, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët, vizitorët, autoambulancat dhe stafin shëndetësor.

Sipas njoftimit të Spitalit, projekti do të mundësojë shtimin e hapësirave për parkim, qarkullim më të sigurt të automjeteve dhe këmbësorëve, si dhe funksionalizim më efikas të hyrje-daljeve në objekt.

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit ka bërë të ditur se ky investim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe ofrimin e shërbimeve më efikase e më të sigurta për pacientët dhe personelin shëndetësor.

Gjatë zhvillimit të punimeve, qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim pasi mund të ketë ndryshime të përkohshme në qarkullim dhe në shfrytëzimin e hapësirave të parkimit.

Nga Spitali kanë apeluar që të respektohet sinjalistika e vendosur dhe udhëzimet e personelit, në mënyrë që punimet të zhvillohen sipas planit dhe pa pengesa. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.