KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën 19-vjeçari

Aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën 19-vjeçari

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e vetaksidentimit me motoçikletë.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletës, mashkull 19-vjeçar, ishte pa shenja jete”, ka deklaruar Krasniqi.

Ajo ka shtuar se Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.