KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Malisheva e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Hibernian

Malisheva e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Hibernian

Malisheva ka zhvilluar 45 minuta në mënyrë fantastike për të pasur epërsinë ndaj gjigantit skocez Hibernian, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Në përballjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”, Malisheva ka avantazhin me rezultat minimal 1-0.

Kreshnik Uka ishte golashënuesi i vetëm në këtë pjesë për të shënuar nga afërsia pas një aksioni të shpejtë, ku u asistua nga Veliu (21’).

Malisheva zhvilloi edhe disa aksione të bukura por që assesi s’ia doli t’i finalizojë.

Në anën tjetër, Hibernian krijoi disa aksione të shkëlqyera megjithatë Avdyli ishte gjithnjë në vendin e duhur për të mos lejuar befasi.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë, nëse Malisheva do të arrijë ta ruajë rezultatin për ta marrë avantazhin para përballjes kthyese që zhvillohet në Skoci./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.