KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lewandowski uron yjet e Barcelonës për triumfin në Kampionatin Botëror 2026

Lewandowski uron yjet e Barcelonës për triumfin në Kampionatin Botëror 2026

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka uruar ish-bashkëlojtarët e tij pas triumfit të Spanjës në Kupën e Botës 2026, duke shprehur krenarinë dhe lumturinë që shumë futbollistë të rinj të klubit katalanas arritën të ngrejnë trofeun më të rëndësishëm në futboll.

Sulmuesi polak, i cili të mërkurën bëri debutimin e tij në MLS me Chicago Fire, u pyet për fitoren e Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit.

Ai nuk kurseu fjalët e mira për lojtarët e Barcelonës, të cilët ishin pjesë e suksesit historik të “La Rojas”.

“Shumë nga bashkëlojtarët e mi te Barcelona kanë fituar Kupën e Botës dhe jam shumë i lumtur për ta”, tha Lewandowski.

“Janë lojtarë shumë të rinj. Vetëm pak javë më parë po luaja përkrah tyre, ndërsa tani i shoh si kampionë bote. I përgëzoj të gjithë”.

Deklarata e Lewandowskit vjen pas suksesit të madh të Spanjës në Botërorin 2026, ku një numër i konsiderueshëm i futbollistëve të Barcelonës luajtën rol kyç në rrugëtimin drejt titullit kampion.

Mesazhi i sulmuesit polak është një dëshmi e respektit dhe lidhjes që ai vazhdon të ketë me ish-shokët e skuadrës, pavarësisht largimit të tij nga klubi katalanas. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.