KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Anija kineze godet me ujë një varkë filipinase, rriten tensionet në Detin e Kinës Jugore

Anija kineze godet me ujë një varkë filipinase, rriten tensionet në Detin e Kinës Jugore

Ushtria filipinase publikoi një video ku, sipas saj, shihet momenti kur një anije kineze godet me top uji një anije peshkimi filipinase.

Incidenti ndodhi ndërsa ministrat e jashtëm të vendeve të Azisë Juglindore po zhvillonin takime në Manila për negociatat e ASEAN-it, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.

“Veprimet e tilla kanë shkelur Rregulloret Ndërkombëtare për Parandalimin e Përplasjeve në Det (COLREG) dhe kanë rrezikuar personelin filipinas që ishte i angazhuar në një mision thjesht humanitar”, tha zëdhënësi i Rojës Bregdetare Filipinase, Jay Tarriela, në një postim në X.

Më herët të enjten, Kina njoftoi se kishte ndjekur dhe larguar dy anije filipinase, për të cilat pretendon se kishin “hyrë pa leje” në ujërat pranë ishullit Scarborough, pavarësisht paralajmërimeve. Ky ishte incidenti i dytë gjatë kësaj jave ku përfshihen të dyja vendet në Detin e Kinës Jugore.

Ky është gjithashtu një nga vendet më të diskutueshme në Azi, pasi si Filipinet ashtu edhe Kina pretendojnë të kenë të drejta mbi këtë ishull, të cilin Pekini e quan edhe “Huangyan Dao”.

“Ne i bëjmë thirrje Filipineve që menjëherë të ndalojnë shkeljet e të drejtave tona dhe veprimet provokuese”, deklaroi Roja Bregdetare e Kinës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.