Një raportim mediatik ka zbuluar tensionet mes trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick, dhe mesfushorit holandez Frenkie de Jong, pas zhvillimeve në fund të sezonit të kaluar.
Gazetari spanjoll Gerard Romero, i specializuar për lajmet rreth Barcelonës, ka bërë të ditur të mërkurën se Flick ka humbur plotësisht besimin te De Jong.
Kriza mes tyre arriti kulmin gjatë ndeshjes së kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku Atletico Madridi eliminoi Barcelonën nga gara.
Sipas Romero, Flick dëshironte që De Jong të ishte titullar në atë sfidë, pasi mesfushori kishte marrë lejen mjekësore për të luajtur. Megjithatë, reprezentuesi holandez refuzoi të rrezikonte rikthimin e tij, gjë që shkaktoi përplasje mes të dyve.
Që nga ai moment, marrëdhënia mes trajnerit gjerman dhe mesfushorit është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa De Jong tashmë po kërkon një rrugëdalje nga Barcelona.
Mesfushori holandez aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim serioz në gju, të cilin e pësoi gjatë angazhimit me kombëtaren e Holandës në Kupën e Botës 2026.
De Jong po e shqyrton mundësinë e një ndërhyrjeje kirurgjikale, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, pasi dëshiron të qartësojë fillimisht të ardhmen e tij në ‘Camp Nou’./Telegrafi/
