KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbyllet për dy ditë një segment i rrugës në Gjilan

Mbyllet për dy ditë një segment i rrugës në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët se punimet për ndërtimin e Bulevardit të Qytetit dhe parkingut nëntokësor po zhvillohen sipas planifikimit, ndërsa për shkak të punimeve në rrjetin e kanalizimit do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve.

Sipas njoftimit, më 23 dhe 24 korrik do të mbyllet për qarkullim segmenti i rrugës “Mulla Idrizi”, nga rrethrrotullimi te Hoteli Kristal deri te Stacioni Policor.

Komuna ka bërë të ditur se rruga alternative për qarkullimin e automjeteve do të jetë Rruga “Xhemë Topalla”, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalizimin e vendosur dhe udhëzimet e autoriteteve në terren.

Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për shqetësimet e përkohshme, duke theksuar se punimet janë pjesë e projektit për ndërtimin e Bulevardit të Qytetit dhe parkingut nëntokësor, investim që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit në qendër të Gjilanit. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.